Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
BE-ja është "shumë e ngadaltë, shumë e dobët, shumë jo efikase", ankohet presidenti i Francës. Në një fjalim parimor Emmanuel Macron shpalosi një gamë të gjerë me propozime për reforma.
Presidenti i Francës do ta forcojë Europën nga brenda dhe t'i japë një orientim të ri strategjik asaj në botën e globalizuar. Në një fjalim parimor në universitetin me traditë të Parisit Sorbonne Emmanuel Macron katër muaj pas marrjes së postit shpalosi planin e tij të madh për të ardhmen e afërt të Bashkimit Europian. Me interes u prit kryesisht programatika franceze në çështjet e financave dhe të ekonomisë si dhe zhvillimit të mëtejshëm të BE-së.
Buxhet Eurozone dhe ministër Financash në Eurozonë
Pavarësisht rezervave edhe nga Berlini, Macron po çon përpara planin e tij për një "revolucion buxhetor". Ai theksoi në Paris, se në reformat e nevojshme ai nuk ka "asnjë vijë të kuqe", por vetëm "horizonte". Pavarësisht kritikave nga partia liberal-demokrate FDP dhe unioni konservator CDU, kreu i shtetit në Francë theksoi kërkesën e tij për një buxhet të mëvetsishëm për vendet me monedhën e përbashkët europiane si dhe një ministër Finanncash për këtë zonë. Por nuk duhet që nga kjo arkë e përbashkët e BE-së të përgjithësohen borxhet e vjetra apo problemet financiare të vendeve të veçanta, nxitoi të nënvizojë Macron.
Taksat e ndërmarrjeve
Duhet menduar, që ky buxhet i përbashkët të financohet me një taksë. Ai përmendi si opcion për këtë taksën e ndërmarrjeve, që në Europë duhet të unifikohet në një normë minimale. "Ne kemi nevojë për një buxhet të fortë në zemër të Europës, në zemër të Eurozonës", apeloi politikani liberal i majtë.
Macron bëri thirrje gjithashtu për një etapë të re për një taksë të transaksioneve financiare për të gjitha vendet e BE-së. Të ardhurat prej kësaj takse mund të përdoren p.sh. për zhvillimin. Një taksë e tillë për transaksionet financiare ndaj bizneseve në bursë ka qenë fillimisht në mbarë botën dhe më 2013 ajo dështoi në nivelin mbarë europian.
Ndër kërkesat qendrore të Macronit bën pjesë edhe forcimi i përpjekjeve të përbashkëta në BE për mbrojtjen dhe armatimet. Krahas një buxheti ushtarak në nivel europian ai bëri thirrje edhe për një "trupë të përbashkët të ndërhyrjes" dhe "një doktrinë të përbashkët" në sektorin e mbrojtjes.
Në luftën kundër terrorizmit, Macron var shpresa të mëdha tek një "prokurori speciale europiane". Macron kërkon gjithashtu një akademi të shërbimeve sekrete për BE-në. Po ashtu ai preferon edhe një "autoritet europian për azilin", në mënyrë që kërkesat e refugjatëve të mund të shqyrtohen më shpejt. Edhe një polici kufitare europiane është e nevojshme sipas tij.
Gabriel: Macron mund të llogarisë me mbështetjen e Gjermanisë
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel (SPD), i përshëndeti propozimet e presidentit francez. Macron, tha Gabriel në Berlin, ka "dhënë një apel të guximshëm, pasionant kundër nacionalizmit dhe për Europën. Gjermania dhe Franca duhet ta shfrytëzojnë shansin, për ta bërë BE-në më demokratike dhe më të mirë për të ardhmen.
Si tema qendrore për një reformë në BE. Gabriel përmendi politikën e migracionit, sigurimin e kufijve të jashtëm të BE-së, punësimin, forcimin e Eurozonës dhe një politikë të përbashkët për klimën. Sipas tij i nevojshëm është në radhë të parë një "vullnet i përbashkët europian", për t'i zgjidhur bashkarisht detyrat. "Emmanuel Macron tregoi sot, se ai e ka këtë vullnet. Ai mund të mbështetet tek ne", theksoi Gabriel.
Përse pikërisht pas zgjedhjeve në Gjermani?
Në qarqet qeveritare të Parisit momenti i zgjedhur nga Macron për këto deklarata është i favorshëm. Nuk duhet pritur, derisa në Berlin të kenë përfunduar bisedimet e koalicionit, thuhet, se pastaj bëhet vonë për ta influencuar një debat mbi Europën. Pas zgjedhjeve në Gjermani për Europën hapet një kapitull i ri, e duhet nisur menjëherë me krijimin e opinionit, nuk duhet humbur më kohë, ky është lajtmotivi në pallatin Élysée. (DW)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38