Flash News

KRYESORE

Emocione zero, Vllaznia dhe Teuta ndajnë nga një pikë në errësirë

Emocione zero, Vllaznia dhe Teuta ndajnë nga një pikë në

Vllaznia dhe Teuta sot u desh të provonin dy herë errësirën në Shkodër, aty ku u ndërpre dy herë energjia elektrike dhe skuadrat vetëm futboll që nuk luanin dot.

Shkodranët nuk arritën më shumë se një pikë, duke barazuar pa gola me durrsakët. Ndeshja ishte totalisht pa emocione dhe për këtë nuk është se duhen fajësuar vetëm futbollistët. Në "Loro Boriçi" u dëgjuan thirrjet "Rama Ik" dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte me më shumë aksione sulmuese, por portierët e dy skuadrave u treguan mjaft të guximshëm dhe efikasë në portat e tyre. Me këtë rezultat, Teuta mbetet në vend të shtatë me 19 pikë, ndërsa Vllaznia një vend më poshtë, me 17 pikë.

Të fundit