Flash News

KRYESORE

Emocionoi me gjestin ndaj Cavanit, Neymar tregon arsyet e gjestit

Emocionoi me gjestin ndaj Cavanit, Neymar tregon arsyet e gjestit

Neymar është rikthyer të flasë në lidhje me gjestin e dhurimit të topit që bëri ndaj Edison Cavanit. Braziliani ka treguar se nuk e ka bërë për t'u pajtuar me tifozerinë, por mendon para së gjithash për të mirën e ekipit dhe do që bashkëlojtarët të ndihen të lumtur.

“Nuk bëra asgjë për të ngushëlluar njeri. Mendimi im i parë ishte ekipi. Individualizmi nuk ka vend në futboll. Nëse unë do të doja kështu, atëherë do të luaja tenis dhe jo futboll. Në futboll të gjithë duhet të ndihen të lumtur dhe mendova që Cavani kishte nevojë, pasi i ka munguar goli dhe çdo sulmues dëshiron të shënojë.

Kështu që, ai shënoi dhe ne ishin të gjithë të lumtur për këtë dhe të gjithë shkuan në shtëpi të lumtur. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Kjo është mënyra se si ekipi ynë duhet të vijojë. Po përmirësohemi dhe po rritemi nga dita në ditë, kjo është me rëndësi”, përfundoi fjalët e tij Neymar.

Të fundit