Flash News

KRYESORE

Emocionuese, Coldplay këndon këngën e Linkin Park në New Jersey

Emocionuese, Coldplay këndon këngën e Linkin Park në New

Madhështia e shpirtit të artistëve është më e madhe se fama e tyre në fakt dhe këtë e kanë dëshmuar edhe Coldplay gjatë koncertit të tyre në New Jersey. Grupi britanik, i ka emocionuar fansat gjatë interpretimit të këngës së “Linkin Park”, “Crawling”, për nder të të ndjerit Chester Bennington.

 “Dua të shpreh respektin tim”, ka thënë solisti i Coldplay Chris Martin, më pas është ulur në piano dhe ka nisur ta interpretojë këngën.

Interpretimi emozionues i këngës është pritur me duartroktije dhe brohoritje nga publiku, ndërsa në fund Martin u drejtua nga qielli, ngriti dy gishta lart dhe tha: “Chester, faleminderit”.

Në koncertin e “Coldplay” në Neë Jersey në publik ndodhej edhe themeluesi dhe kitaristi i “Linkin Park”, Mike Shinoda, i cili e falënderoi grupin për performacën.

 

Të fundit