Flash News

KRYESORE

Emra të mëdhenj i bashkohen luftës kundër coronavirus-it, Armani dhuron 1.25 milionë euro

Emra të mëdhenj i bashkohen luftës kundër coronavirus-it,

Giorgio Armani ka dhuruar 1.25 milionë euro donacion për luftën kundër coronavirus-it për spitalet dhe institucionet italiane të përfshira në luftën kundër Koronavirusit të përhapur në vend.

Spitalet Luigi Sacco dhe San Raffaele dhe Instituti i Tumoreve në Milano si dhe ai Lazzaro Spallanzani në Romë do të përfitojnë nga dhurimi. Shuma do të mbështesë gjithashtu aktivitetet e Mbrojtjes Civile të vendit.

Njoftimi është bërë të dielën në mbrëmje, pasi numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Itali u ngjit në 7.375, ndërsa në 24 orët e fundit 133 persona kanë vdekur nga virusi.

 

Të fundit