Flash News

KRYESORE

“Emrat e dy ministrave të Ramës janë në dosjet e përgjimeve të Elbasanit”

“Emrat e dy ministrave të Ramës janë në dosjet e

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar në emisionin ‘Kapital’, në Vizion Plus, se janë të paktën dy ministra të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama që janë regjistruar në dosjet e Prokurorisë së Elbasanit.

Sipas Çollakut, emrat e ministrave kanë dalë nga përgjimet që janë kryer ndaj një personi tjetër dhe ata janë regjistruar duke folur për sasira parash.

“Në Elbasan ka një dosje ku janë të përfshirë dhe dy emra ministrash që kanë dalë nga pergjimet e një subjekti tjetër. Edhe pse nga transkriptimet janë zbuluar emrat e tyre, ata nuk janë thirrur nga prokuroria. Dy ministra të qeverisë së sotme kanë folur me subjektin për sasira parash. Kjo dosje është në prokurorinë e Elbasanit, por ka shkuar dhe në gjykatë”, tha gazetari.

Çollaku theksoi se nuk preferon t’i thotë emrat e ministrave, pasi do të donte që të fliste me fakte dhe dokumenta, që i disponon edhe ai vetë.

Të fundit