Flash News

KRYESORE

Emrat e komisionerëve, KQZ: Partitë t’i sjellin brenda ditës së sotme

Emrat e komisionerëve, KQZ: Partitë t’i sjellin brenda

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ripërsëriti apelin në drejtim të partive politike për të sjellë brenda ditës së sotme emrat e komisionerëve të qendrave të votimit (QV).

Zëdhënesja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, në një deklaratë për shtyp, tha se pas apelit të KQZ-së për emërimet e anëtarëve të QV-ve ka pasur reagim pozitiv nga ana e partive politike, por ende vijojmë të jemi në kushtet, kur ky proces nuk ka përfunduar.

Zëdhënësja njoftoi se të shtunën KQZ do të fillojë zbatimin e skemës së trajnimit të komisionerëve, e cila i është vënë në dispozicion partive politike.

Ndaj ajo ftoi komisionerët të marrin pjesë aktivisht në këtë trajnim, që i kontribuon miradministrimit të prcoesit zgjedhor.

Hoxhaj tha se KQZ, ndryshe nga vitet e tjera, ka parashikuar që trajnimi të zhvillohet pasdite, nga ora 16:00-18:30, ndaj ata (komisionerët) duhet të shmangin pengesat dhe të marrin pjesë në trajnim, i cili, falë mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, do të zhvillohet në ambjentet e shkollave.

Të fundit