Flash News

KRYESORE

Emrat/ Konfirmojnë pjesmarrjen në tryezën e thirrur nga PR dhe PAA, pjesë e tyre edhe PD

Emrat/ Konfirmojnë pjesmarrjen në tryezën e thirrur nga PR dhe

Në tryezën e thirrur nga PR dhe PAA disa prej krerëve të partive kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. 

Në takimin e orës 20:00 përkatësisht do të jenë :Lulzim Basha, Nard Ndoka, Ben Blushi, Petrit Vasili, Shpëtim Idrizi, D. Shehu.

Partia Republikane e Shqipërisë dhe ajo Agrare Ambientaliste kanë njoftuar më herët për  takimin që do të mbahet në orën 20:00 në sallën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Ato kanë ftuar në takim të gjithë krerët e partive për të diskutuar rreth zgjidhjes së krizës aktuale politike.

“Duke konsideruar faktin që SHBA kanë ofruar propozimet dhe mbështetjen e tyre për zgjidhjen e kësaj krize, ju ftojmë në mënyrë të përbashkët të arrijmë në një marrëveshje, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm”-shkruhej në letër.

Gjatë fjalës së tij në punimet e Asamblesë së PAA ditën e djeshme  kreu i saj Agron Duka, duke i njohur anëtarët e saj me situatën politike, shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshje. Duka u shpreh se tashmë ka nisur puna për arritjen e pikave të përbashkëta në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

Të fundit