Flash News

KRYESORE

Emri i stadiumit “Camp Nou” do të shitet për 300 milionë euro

Emri i stadiumit “Camp Nou” do të shitet për 300

Drejtuesit e Barcelonës duan të mbyllin një marrëveshje sponsorizimi prej 300 milionë eurosh për të rinovuar stadiumin “Camp Nou”, duke i bashkangjitur emrin e një sponsori gjigant.

Sipas “Marca”, ideja është ajo që parashikon të mbyllet një akord për ta riemëruar stadiumin e katalanasve në muajt e parë të 2019-ës.

Për momentin bisedimet janë të hapura me disa kompani amerikane dhe aziatike dhe ato mund të mbyllen duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Drejtuesit e Barcelonës e kanë shpalosur prej kohësh opinionin e tyre, sepse një hap i tillë do t’i jepte klubit një tjetër dimension financiar për të konkurruar në nivelet më të larta në tregun botëror.

Turi i radhës në SHBA është bërë me qëllim për të vijuar zgjerimin e tregut të markës së klubit, ndërkohë që duke nisur nga viti 2019, nga Amerika dhe Azia klubi mund të spostohet në Kinë ose Japoni.

Të fundit