Flash News

KRYESORE

Emri i veçantë i vajzës së Michael Buble dhe Luisana Lopilato-s

Këngëtari Michael Buble dhe aktorja Luisana Lopilato janë bërë prindër për herë të tretë. Familjes së tyre i është shtuar një vajzë, së cilës i kanë vënë emrin Vida Amber Betty. Lajmi për emrin është konfirmuar për “People” nga përfaqësuesi i aktores, e cila tashmë edhe këndon. Por pse ky emër? Emri i parë Vida nënkupton “jetë” në gjuhën amtare të aktores, në spanjisht. Amber quhet nëna e këngëtarit të hitit “Feeling Good” Amber Santagà dhe Betty sipas emrit të nënës së aktores,  Beatriz Lopilato. Pas një periudhe shumë të vështirë për familje, të cilët u përballën me sëmundjen e djalit të vogël, i cili ia doli të mposhtë kancerin,  fëmija i tretë vjen si një bekim.

Të fundit