Flash News

KRYESORE

Emri/ Kandidatura e dytë për postin e kryeprokurorit, është një grua

Emri/ Kandidatura e dytë për postin e kryeprokurorit, është

Arta Marku, prokurore në rrethin e Shkodrës është një nga emrat e përfolur se do të jetë kandidate për kryeprokuror të përkohshëm.

Marku ka mbarur në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001 dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zv/prokurore e këtij rrethi.

Mësohet se 41-vjeçarja është propozim i kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Gjithashtu, ajo garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Gjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, Marku nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme.

Deri më tani janë përfolur si kandidatë edhe prokurorët Ferdinand Elezi dhe Xhemal Saliaj.

Të fundit