Flash News

KRYESORE

Emri i Maqedonisë, Matthew Nimetz viziton sot Athinën

Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, Mathew Nimetz do të jetë sot në Athinë, ku do të ketë takime me shefin e diplomacisë greke Nikos Kotzias dhe me shefin e politikës së jashtme në partinë opozitare ”Demokracia e re”, Jorgos Kumucakos.

Pas Athinës, Nimetz viziton nesër Shkupin për takime dyditore me kreun shtetëror të Maqedonisë.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev deklaroi dje se besonte se mund të gjendej konsensus kombëtar për zgjidhjen e problemit me emrin.

“Ndoshta zgjidhja mund të jetë e pranueshme për ne, por nuk do të miratohet në Greqi apo dhe e kundërta, ndoshta do të jetë e pranueshme për palën greke, ndërsa nuk do të miratohet këtu”, tha Zaev.

Të fundit