Flash News

KRYESORE

Emri i Panuccit për stolin e Kombëtares, reagon FSHF: Asgjë nuk është zyrtare

Emri i Panuccit për stolin e Kombëtares, reagon FSHF: Asgjë nuk

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar lidhur me lajmet se Christan Panucci do të jetë trajneri i ri i Kombëtares. Panucci do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë dhe pritet që të zyrtarizohet si zëvendësuesi i Gianni De Biasit.

Megjithatë, FSHF thekson se negociatat intensive vijojnë ende dhe për momentin nuk ka asgjë zyrtare apo të konfirmuar. Ky institucion njofton se shumë shpejt do të bëhet i ditur vendimi për trajnerin e ri.

Reagimi i FSHF:

FSHF kerkon te beje me dije opinionin publik qe vazhdon intensivisht negociiatat intensive per trajnerin e ardhshem te ekipit kombetar te futbollit. Asgje per momentin nuk eshte zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociiatat e tij me kandidatet perkates per trajnerin e skuadres perfaqesuese te futbollit. Ne oret ne vijim do te konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e FSHF per drejtimin e pankines kuqezi te kombetares. Nepermjet kanaleve tona te komunikimit ne oret ne vazhdim do te behet publike cdo gje.

Ju faleminderit!

Të fundit