Flash News

KRYESORE

Emri i ri i Maqedonisë, Kotzias pritet me protesta nacionaliste në Shkup

Çështja e emrit të Maqedonisë ka ngjallur reagime të shumta mes dy palëve. Kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka mbërritur Shkup në kuadër të negociatave për të përmbyllur çështjen e emri. 

Athina është përfshirë paralel në një operacion diplomatik me qeverinë Zaev për t’u dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe hapur një kapitull të ri raportesh mes dy vendeve. Megjithatë ai u prit në Shkup me protesta nacionaliste ku spikasnin parrullat: “Maqedonia është e maqedonasve”, “Ndal diskriminimit ndaj maqedonasve”, “Ndal holokaustit ndaj maqedonasve”.

Deri më tani janë dhënë disa variante mbi emrin dhe të gjitha pritet të shqyrtohen në takimet që Kotzias do të ketë me krerët qeveritarë maqedonas. Emri më i mundshëm është  'Republika gorna Makedonija'.

Të fundit