Flash News

KRYESORE

Emri i tij në dosjen e EULEX, Vangjush Dako: Nuk më trembin thashethemet

Emri i tij në dosjen e EULEX, Vangjush Dako: Nuk më trembin

Raportimet e fundit tregojnë se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është pjesë e një dosje përgjimi të ardhur nga shërbimi EULEX në Kosovë, ku dyshohet se ai është regjistruar duke folur me persona me rekorde kriminale. Ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha që e denoncoi i pari këtë fakt dhe më pas u konfirmua edhe nga gazetarët shqiptar.

Megjithatë, Dako vijon t’i mohojë akuzat dhe thekson se nuk trembet nga thashethemet.

"Nuk ka asnjë gjë të vërtetë nga atë që thuhet për mua, opozita kërkon të baltosë punën tonë. E kam thënë edhe në reagimin tim në Facebook, nuk më trembin këto thashetheme.  Unë jam i vendosur të bëj punën time, dua t'i shërbej me devotshmëri atyre që më kanë besuar . Këto janë sulme politike për të baltosur punën tonë, ne nuk merremi me llafe, shpifje por me punë", ka deklaruar sot kryebashkiaku Dako.

Të fundit