Flash News

KRYESORE

EMRI/ Vrasësi i avokatit grek kërkohet në Shqipëri

EMRI/ Vrasësi i avokatit grek kërkohet në Shqipëri

Policia greke ka zbuluar identitetin e njërit prej të dyshuari për vrasjen e avokatit grek, Mihalis Zafiropoulos pasditen e 12 tetorit.

Eno ose Aleksandër Mata, 30 vjeç, është personi që grekët i kërkojnë autoriteteve shqiptare pasi akuzohet si një ndër 5 shqiptarët e implikuar në planin per vrasjen dhe që mendohet se gjendet në Shqipëri.

Një 32-vjeçar i arrestuar pak dite më parë në Patra ka pranuar se është një prej dy vrasësve.

Ai ka pohuar se bashkë me një shqiptar tjetër kanë marrë urdher nga tre shqiptarë në burgun e Korridhalosë për të kërcënuar dhe shantazhuar avokatin e njohur.

Të fundit