Flash News

KRYESORE

Emri/ Vrasja e komisarit Cuku, policia merr në pyetje të dyshuarit

Emri/ Vrasja e komisarit Cuku, policia merr në pyetje të  dyshuarit

Sapo është bërë shoqërimi në komisariatin e policisë, të personave të cilët janë të dyshuar mbi vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku. Shoqërimi i të dyshuarve është bërë gjatë orëve të para të mengjesit.

Një ndër të dyshuarit është Mikel. Sh 24 vjeç i cili ndodhet me banim pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”. 24 vjeçari është duke u marrë në pyetje në komisiariat, ndërsa nga të dhënate deri tanishme mësohet se është person me precedentë për trafikim të narkotikëve.

Policia ndërkohë ka ngritur tre pista dyshimi.Në orët në vijim pritet që Policia e Tiranës të dalë në një deklaratë për shtyp për të dhënë më shumë detaje, ndërsa burimet e Report Tv deklarojnë se policia ra në gjurmët e autorit pas ADN­së rrobave. Operacioni nga FNSH dhe RENEA është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Tiranë te zona e Pallatit me Shigjeta, por në disa qytete, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe në Fier.

Në vrasjen e Cukut dyshohet se janë përfshirë tre persona, ndërsa operacioni po drejtohet nga drejtori i policisë së Shtetit Haki Çako, për prangosjen e personave të tjerë.

 

Të fundit