Flash News

KRYESORE

Enca e quajti “gjyshe”, Rosela: Nuk kam asgjë personale me të

Enca e quajti “gjyshe”, Rosela: Nuk kam asgjë personale me

Sherri mes Encës dhe Rosela Gjylbegut bëri bujë një muaj më parë, kur Rosela e ftuar në “Shiko kush luan” u shpreh se nuk do bashkëpunonte kurrë me Encën.

Ndërkohë Enca reagoi menjëherë në rrjete sociale duke e quajtur Roselën “gjyshe” dhe se po mundohej të fitonte vëmendje. Rosela nuk reagoi fillimisht dhe e ftuar pak kohë më parë në “Kush vjen për drekë” u shpreh se nuk donte ta komentonte këtë pjesë pasi nuk e konsideron veten personazh që do të bëjë zhurmë.

Së fundmi në një intervistë në emisionin “Siluetë”, këngëtarja ka thënë se nuk kishte asgjë personale me Encën.

 “Nuk kam asgjë me të, nuk e di pse e keni marrë me kaq shqetësim. Pse e përmenda? Thjesht ndodhi. M’u desh të thosha një emër dhe e thashë”, ka thënë Rosela.

Të fundit