Flash News

KRYESORE

Enca mbulohet me shami, lajmëron klipin e këngës së re

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, së fundmi po përgtitet për klipin e këngës së saj më të re, të titulluar ‘Dua’, dhe pak nga pak po tregon edhe detajet e këtij projekti.

Së fundmi ajo publikoi një foto të modelit spanjoll Pierluigi Fracassi, i cili do të jetë pjesë e videoklipit të këngës.

Ndërkohë nëpërmjet një fotoje të postuar në ‘Instagram’, Enca shfaqet e veshur në të zeza dhe e mbuluar me një shami, që e bën të duket si një vejushë.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë këngëtarja nuk ka ekspozuar format e saj trupore siç ka bërë zakonisht në projektet e mëparshme muzikore.

Të fundit