Flash News

KRYESORE

Enca në telashe, kërcënohet me kanun nga ish-menaxheri dhe i bllokon koncertet

Enca Haxhiaj, një nga këngëtaret më të 'trendy' të momentit, duket se nuk është ndarë mirë me ish-menaxherin e saj, Kastriot Berisha. Përmes një postimi në facebook, Berisha deklaron se ka ndërprerë pas disa vitesh bashkëpunimin dhe çdo marrëdhënie me këngëtaren e njohur, madje i ka bllokuar çdo koncert në vijim.

Ajo që bie në sy në këtë status është se Berisha e kërcënon Encën se ka ardhur koha të veprojë ligji ose kanuni, për punën që ka bërë ndaj saj.

“Pas disa padrejtsive dhe mashtrimeve pas shpine deshta me ju informu qe nga sot un nuk e përfaqësoj #ENCEN mo ..nuk je e para qe vepron ne kete menyre , por ka ardhur koha te funksionoi ligji ose kanuni dhe ti vetëdisoj disa artistë qe duhet respektuar punën dhe nuk mundesh te bëhesh pronare në shpinën e dikujt tjeter ..deri sa tmledhesh mend Ruensa Haxhiaj e ki te ndalume te flasesh me mu dhe block e ke ne çdo event qe mbahet hajde shnet .. vazhdojmeee”, shkruan Kastriot Berisha.

Ndërkaq, pritet edhe reagimi i vetë këngëtares, por më parë, siç edhe duket, i duhet të gjejë një menaxher të ri për të vijuar me axhendën e saj të koncerteve.

Të fundit