Flash News

KRYESORE

Enca vjen me një libër për jetën e saj

Enca Haxhia këngëtarja e njohur në botën e show-bizz(it) shqiptar për muzikën e saj, ka sjellë një lajm të ri për fansat.

Një autor librash në Shqipëri ka vendosur të shkruajë një libër për jetën e këngëtares. Ajo e ka filluar karrierën shumë e vogël, ndërsa suksesin e arriti në moshë madhore, pas publikimit të disa hiteve të njëpasnjëshme.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Enca përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ndër të tjerash ka zbuluar edhe titullin e këtij libri.

Titulli i këtij libri biografik përmban gjithashtu edhe fjalët “Enca- dhe ëndrra, dhe guxim dhe triumf”.

“Një libër është shkruar për mua dhe karrierën time nga autori im i preferuar shqiptar. Kur të jetë koha e duhur, do të publikohet”, shkruan Enca në Instagram.

 

Të fundit