Flash News

KRYESORE

Ende mister ekzekutimi njërit prej realizatorëve të serialit “Narcos” në Meksikë

Ende mister ekzekutimi njërit prej realizatorëve të serialit

Carlos Munoz Portal është gjetur i vrarë pasi ishte qëlluar me armë zjarri në një qytet të largët të Meksikës. Ai ishte i angazhuar për të gjetur lokacionet rreth xhirimit të serialit të famshëm, “Narcos”, i bazuar në dilerin e famshëm të drogës Pablo Escobar.  Portal, përveçse kësaj serie të Netflixit, ka punuar edhe në trilerin tjetër po ashtu për drogën të nominuar për Oscar, “Sicario”. Nuk dihet nëse vrasja e tij ka të bëjë me serialet, por dihet se sezona e katërt e serialit “Narcos”, i cili do të xhirohet në shtetin meksikan, do të zbulojë edhe disa të pathëna rreth Escobarit. Theksojmë se vetëm për gjashtë muajit e parë të këtij viti në Meksikë kanë ndodhur 2,186 vrasje ndërsa shumica e vrasjeve i atribuohen karteleve rivale të drogës.

Sipas policise makina duhet te ndiqej hap pas hapi, por nuk ka ende prova qe te cojne hetuesit drejt autoreve. Makina u zbulua pranë kufirit me Hidalgo-n, nderkohe qe nje mik i viktimes deklaroi se kishte qenë në Meksikë për të marrë fotografi dhe për të kërkuar vende për sezonin e katërt të Narcos. Kujtojme se filmi tregon historinë e Pablo Escobar në Kolumbi dhe perandorine e tij te droges.

Të fundit