Flash News

KRYESORE

Ende pa filluar, dasma madhështore e Chiara Ferragni dhe reperit Fedez

Blogerja e njohur Chiarra Ferragni dhe reperi Fedez sonte do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Dasma më e përfolur e momentit nuk ka nisur ende dhe duket një përrallë e vërtetë, që nga nisja e të ftuarve deri tek detajet domethënëse në avion. Çifti dhe të ftuarit kanë filluar të ndajnë me ndjekësit momentet para dasmës. Të ftuarit janë nisur drejt Siçilisë me një avion privat, të linjës Alitalia. Vetë kompania kishte rezervuar një sportel vetëm për të ftuarit e dasmës në ambientet e aeroportit. Çdo gjë për të ftuarit është e personalizuar, duke nisur nga bileta e cila iu dhurohet me një mbështjellëse të veçantë, e deri tek ndenjëset në avion. Gjithashtu, dy maskota që shoqërojnë udhëtarët, të cilët janë veshur si Chiara dhe Fedez. Nuk mund të mungonte as Leone, djali i çiftit i cili do të jetë i pranishëm në ceremoninë e prindërve.

Të fundit