Flash News

KRYESORE

Ëndërron të bëhet matematiciene, Taylor Swift dhuron 23 mijë paund për studenten në nevojë

Ëndërron të bëhet matematiciene, Taylor Swift dhuron 23

Këngëtarja e njohur Taylor Swift, ka dhuruar 23.000 paund për një studente në Londër, e cila po përpiqej të mblidhte para për të ndjekur një kurs matematike në Unversitetin e Warëichk.

Vitoria Mayo, ka hapur një faqe onlinë për mbledhjen e fondeve ku dhe shpjegon peripecitë me të cilat është ndeshur kur la jetesën në Portugali për tu shpëngulur në Britaninë e Madhe.

Vitoria tha se familja e saj nuk mund të përballonte për të mbështetur atë dhe ajo kishte nevojë për fonde për të ndihmuar në pagimin e akomodimit të saj, një laptop, libra shkollorë dhe kostot e përgjithshme të jetesës.

Këngëtarja amerikane shumë e njohur edhe në Britaninë e Madhe shkroi një mesazh në faqen e mbledhjes së fondeve të Vitorias pasi konfirmoi dhurimin e saj.

Në atë fazë, Vitoria kishte mbledhur gati gjysmën e shumës prej 40,000 £ ndërkohë që e Swift shkroi:

"Vitoria, unë hasa në tregimin tuaj në internet dhe jam frymëzuar aq shumë nga shtytja dhe përkushtimi juaj për t'i kthyer ëndrrat  në realitet. "Unë dua t'ju dhuroj pjesën tjetër të shumës. Fat të mirë me gjithçka që bëni! Me dashuri Taylor.

18-vjecarja tha se gjithmone i ka pëlqyer të studiojë dhe ëndrra e saj është të bëhet matematiciene.

Të fundit