Flash News

KRYESORE

Endri Fuga ironizon panelin e gazetarëve: U squllët para Saliut

Endri Fuga ironizon panelin e gazetarëve: U squllët para Saliut

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka thumbuar panelin e gazetarëve të cilët ishin ftuar mbrëmë në emisionin “Open” përballë ish-shefit të qeverisë Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se gazetarët u squllën për inerci para Berishës.

“Kur ju shoh se si squlleni për inerci përballë Saliut, jam shumë krenar që e nxorëm në pension këtë vjetërsirë komuniste! 100 herë më mirë mosmirësjellja juaj ndaj Kryeministrit të sotëm, sepse tregon se jeni krejt të lire edhe pse s'jeni hiç etike”, shkruan Fuga, duke ironizuar qëndrimin e gazetarëve Alfred Peza, Arjan Çani, Ervis Iljazaj dhe moderatoren Eni Vasili.

Të fundit