Flash News

KRYESORE

Endri Fuga sulmon Bashën: Klodiana Lala falenderoi qeverinë dhe Xhafajn

Endri Fuga sulmon Bashën: Klodiana Lala falenderoi qeverinë dhe

Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së kryeopozitarit Lulzim Basha, i cili dënoi sulmin me armë ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala.

Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, Fuga thotë se Lala ka falenderuar qeverinë, policinë dhe ministrin e Brendshëm për gatishmërinë, ndërkohë që Basha akuzon Ramën për ngjarjen.

“Klodiana Lala falenderon qeverinë, policinë dhe Ministrin e Brendshëm për gatishmërinë, Basha akuzon Ramën. Me një fjalë avazi vazhdon! Solidaritet i plotë me Klodin dhe e gjithë vëmendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulëzim Basha është humbje kohe”, shkruan Fuga.

Në reagimin e shpërndarë në rrjetet sociale, gazetarja Lala falenderon policinë dhe ministrin e Brendshëm për angazhimin, por nuk përmend qeverinë, ashtu siç pretendon Endri Fuga.

Klodiana Lala nuk është e vetmja, gazetarët që u kërcënuan me jetë për shkak të detyrës

“Lala nxorri në dritë lidhjet e deputetit të PS-së me bandën e Shullazit”, Basha mesazh të prerë Ramës

Të fundit