Flash News

KRYESORE

Endri Prifti sërish i pakënaqur: Anulova 4 koncerte në SHBA dhe ftesën e Samir Manes për Festivalin e Këngës

Endri Prifti sërish i pakënaqur: Anulova 4 koncerte në SHBA dhe

Endri Prifti ka mbetur i pakënaqur me Festivalin e Këngës, ku ai së bashku me të vëllain, Stefin, nuk arritën të kualifikoheshin në finale. Endri tregon se ka anuluar katër koncerte në SHBA dhe ka refuzuar ftesën nga biznesmeni Samir Mane, për të qenë i pranishëm në Festival.

Ai akuzon organizatorët për ngritjen e një sistemi të komploteve dhe të politikës, por jo të muzikës.

Reagimi:

Bo bo, u kujtova. Sot do ishim në Amerikë me turin tonë shumë të gjatë, anulova 4 koncerte në USA për Fest TVSH. Harrova, anulova dhe ditëlindjen ku na ftoi biznesmeni me i suksesshëm në Shqipëri, z. Samir Mane, në Stamboll, i thashë nuk vijmë se do jemi në festival. Sot kjo punë. O zot i madh, kujt ja merrte mendja se do ishte akoma ky sistemi i këtyre hiçeve, fest i komploteve dhe politikës, jo i muzikës. Kot për qef tani, u kujtova për këto që humba duke besuar në artin e vërtetë. Loja e tyre për dy orë mbaron dhe le të mendojnë për vitin tjetër komplotin e radhës. Eeeee ‘Status live show’ sot. Nesër Korça, ‘Versus klub’. Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve, gëzuar festat. Udhëtimi ynë vazhdon me turin që lamë në mes për këtë gjënë. Amerika ‘we are coming’. I love you.

Të fundit