Flash News

KRYESORE

Endrit Mërtiri dështon në Photoshop, lë pa përpunuar foton e Çiljetës

Endrit Mërtiri është një nga fotografët më të spikatur sa i përket famës dhe emrit, edhe pse siç duket punën e tij nuk e bën aq mirë.

Pasi fotografia shkrepet, fotografit i duhet të merret me pjesën e pastrimit të imazhit, sidomos kur ka të bëjë me portrete njerëzish. Për këtë proces pastrimi nevojitet programi i Photoshop-it apo edhe të tjerë, duke përdorur një opsion që të jep mundësinë ta bësh sipërfaqen e fotos të lëmuar dhe pa defekte.

Në një foto të publikuar së fundi nga këngëtarja Çiljeta Xhilaga, foto e cila është realizuar nga Mërtiri, duket qartë pjesa e gushës ku lëmimi i fotos nuk është bërë në mënyrë të njëtrajtshme por të pjesshme. Kjo gjë bën që lëkura të bëjë kontrast me pjesën tjetër të papërpunuar.

Pra Mërtiri nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur fotos, duke lënë kështu detaje të papërpunuara në të.

Kujtojmëse Endrit Mërtiri është një nga fotografët më të paguar në Shqipëri, i cili merret kryesisht me albumet fotografike të VIP-ave.

Të fundit