Flash News

KRYESORE

Endrit Mërtiri për sherrin e Argjentinës dhe Beatrixës: Njerëz jemi dhe debate kemi

Endrit Mërtiri për sherrin e Argjentinës dhe Beatrixës:

Beatrix Ramosaj dhe Argjentina Hadërgjonaj nuk flasin prej disa kohësh dhe kjo është konfirmuar dhe nga të afërmi dhe shoqëria e tyre (ndonëse edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë).

I ftuar në “You and Me” në Nrg Radio, Endrit Mërtiri, i cili është edhe mik i dy kushërira, është pyetur për këtë temë.

“Sigurisht që s’më takon mua të flas për këtë çështje, por meqë m`u dha rasti kam një mesazh për mediat dhe publikun nisur edhe nga historia ime. Njerëz jemi dhe debate kemi. Unë me Aurela Hoxhën zihem shpesh për gjëra që nuk biem dakord. Qëndruam një javë pa folur një herë dhe mediat e bënë qimen tra, ndërkohë që ne më pas u pajtuam. E kuptoj që duan klikime dhe kjo është puna e tyre, por hiperbolizimi i situatave nuk është një gjë e mirë”, -ka thënë ai.

Të fundit