Flash News

KRYESORE

Ëndrra e Boca Juniors-it, të formojë dyshen Ibra – De Rossi

Ëndrra e Boca Juniors-it, të formojë dyshen Ibra – De Rossi

Pas Daniele De Rossi-t, Boca Juniors ka një tjetër dëshirë, të sjellë në Buenos Aires edhe Zlatan Ibrahimovic-in. Ylli suedez mund të joshet nga hiri i “Bombonera-s” dhe mund të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin argjentinas.

E përditshmja sportive spanjolle “AS” shkruan se menaxheri i lojtarit, Mino Raiola ia ka ofruar atë klubit argjentinas.  Këtij propozimi iu përgjigjën menjëherë pozitivisht presidenti dhe drejtori i përgjithshëm i klubit.

Ibra ka vendosur që ta mbyllë eksperiencën e tij në MLS me Los Angeles Galaxy, ndërsa ka refuzuar një ofertë nga Katari, vetëm që të shkojë te Boca.

Vetë Raiola reagoi e tha se ai nuk ia ka ofruar klientin tij klubit argjentinas. Por te Boca, drejtor sportiv është Nicolas Burdisso, ish shok ekipi me Ibra-n. Kjo do të thotë që marrëveshja mund të mbyllet pozitivisht dhe te Boca të shkojë një tjetër lojtar special.

Të fundit