Flash News

KRYESORE

Ëndrra e parealizuar e Messit: Kam qarë disa herë në ndeshje

Ëndrra e parealizuar e Messit: Kam qarë disa herë në ndeshje

Futbollisti argjentinas Lionel Messi ka deklaruar se Kupa e Botës që do të zhvillohet këtë vit në Rusi do të jetë mundësia e fundit për të, që të fitojë një trofe me Argjentinën.

Messi ka fituar shumë trofe në karrierë, por i mungon vetëm Kupa e Botës me Argjentinën, të cilën futbollisti e ka akoma si një ëndërr të parealizuar.

 “Ne varemi nga rezultatet, fatkeqësisht. Nëse nuk shpallemi kampion ndihemi sikur nuk kemi arritur asgjë. E imagjinoj veten duke fituar, duke ngritur lart trofeun e Kupës së Botës. Është një ëndërr që e kam pasur gjithmonë dhe sa herë që vjen Botërori bëhet gjithmonë e më e fortë ”, ka thënë Messi.

Ai gjithashtu është shprehur se ka qarë për finalet e humbura, pasi ato mbartin ëndrrën e një populli të tërë.

 “Kam qarë disa herë për ndeshje të tilla, për ato finale të humbura, për atë kuptim që kanë dhe duke mos qenë në gjendje të bëjmë realitet ëndrrën e një vendi të tërë. Kanë qenë goditje të mëdha për ne”, ka shtuar ylli i Barcelonës.

Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar tre herë në finale, një herë në finale të Botërorit dhe dy herë në finalen e Kupës së Amerikës, por nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe.

Të fundit