Flash News

KRYESORE

Ëndrrën më të madhe, të rëndësishme për karrierën, Capital T do e realizojë në Tiranë

Ëndrrën më të madhe, të rëndësishme për
Capital T është një prej artistëve më të pëlqyer të tregut muzikor shqiptar. Ai ka ruajtur gjithmonë një profil që nuk ka të bëjë me skandale por me shumë punë dhe muzikë që pëlqehet nga fansat. Capital T ka vendosur të sjellë koncertin e tij të parë në karrierën e tij, të përmasave të mëdha dhe gradualisht ka filluar të tregojë detaje për fansat. Në një profil në Instagram, ai ka treguar përmes një video se si do të jetë skenografia dhe lehtësisht mund ta krahasosh me koncertet e yjeve botërore. Capital T ka vendosur që ëndrrën që në fillimet e tij, ta realizojë pikërisht në Tiranë. Koncerti i parë i Capital T do të mbahet në sheshin "Nënë Tereza" me datën 19 shtator të këtij viti. “Mbajeni mend këtë datë 19.09.19. Koncerti i parë i karrierës sime, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet. Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh. Sheshi Nënë Tereza.”

Të fundit