Flash News

KRYESORE

Eneda Tarifa flet për eksperiencën në ‘Portokalli’, kërkon të takojë Eugent Bushpepën për ta këshilluar

Eneda Tarifa flet për eksperiencën në ‘Portokalli’,

Eneda Tarifa e ka nisur karrierën e saj si këngëtare në moshë shumë të hershme. Eneda përveç muzikës ka provuar dhe modelimin në emisionin “Portokalli”, krahë Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut, ndërkohë ajo është pjesë e jurisë së "The Voice Kids" në "Top Channel".

E pyetur në “Pop Culture”, në lidhje për eksperiencën e saj si moderatore, të cilën e ka konsideruar si një eksperiencë të jashtëzakonshme që e ka plotësuar.

 “Pjesëmarrja në “Portokalli” më dha një tjetër drejtim në karrierën time. Më ka ndihmuar shumë dhe më ka plotësuar shumë. Eksperiencë e jashtëzakonshme”.

Ndërkohë Eneda u shpreh se parimi i saj në jetë është që të marrë pjesën më të mirë nga çdo episod që i saj.

Eneda foli dhe për eksperiencën e saj në Eurovizion, e cila kërkon që ti jap disa këshilla Eugent Bushpepërs: “Dua të takoj Eugent Bushpepën për t'i dhënë disa këshilla në lidhje me pjesëmarrjen në Eurovizion, pasi presioni dhe ankthi është shumë i madh”.

Të fundit