Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Eneda Tarifa: Politika gjithmonë ka shfrytëzuar artin për të kaluar momente të vështira krizash. Nuk do i rikthehem më
Këngëtarja Eneda Tarifa, e ftuar në emisionin "Tempora" të Sonila Meços, ka folur për muzikën, ekranin, por edhe eksperiencën e saj në politikë.
E pyetur nga moderatorja se përse nuk është më në ekran, Tarifa u shpreh, “Kam marrë një pauzë për të përmbushur disa detyrime profesionale të miat personale. Po prodhoj dhe po bëj gjëra të mira e këngë të bukura për veten time e të tjerët që duan të më shikojnë me këngë të mira. Por ngelet e hapur. Sa më shumë kohë kalon aq më e përgatitur je për të bërë dicka të madhe. Kam kaluar 4 vite të bukura në këshillin bashkiak. Kam mësuar gjëra që nuk i dija, drejtori që nuk dija që ekzistonin. Kam qenë pjesë e vendimmarrjeve të qytetit dhe kjo ishte e bukur”.
Po a të bëri politika pis?
Eneda Tarifa: Jo, dola shpejt ... nuk e lejova.
A do i rikthehesh?
Eneda Tarifa: Duhet të jem në kulmin e krizave të mija shpirtërore dhe ekonomike e mendore që ti rikthehem prapë por ajo kohë nuk do të vijë. Politika gjithmonë ka shfrytëzuar artin për të kaluar momente të vështira krizash. Do artistë afër të konfirmohet, të kalojë dhe kapërcejë sistemet. Është vrudhi i artistëve ai që bën ndryshimin politik. Mendoj që ka ardhur koha që artistët të shfrytëzojnë ca politikën për të marrë atë që i takon. Duhet më shumë punë për të drejtën e autorit. Bota po ecën e hapa të jashtëzakonshëm. Ne jemi akoma shumë prapa.