Flash News

KRYESORE

Eneda Tarifa rikthehet pas 11 vitesh në "Kënga Magjike" me një super baladë nga Flori Mumajesi

Para 11 vitesh në vitin 2008 ishte hera e fundit kur Eneda Tarifa konkurroi në festivalin e "Këngës Magjike" dhe që nga ajo kohë si pasojë e disa mosmarrëveshjeve këngëtarja nuk garoi më në këtë festival.

Por pas 11 vitesh ajo është kthyer fuqishëm me një super baladë të ndjerë të punuar nga Flori Mumajesi.

"Ma zgjat dorën" quhet kënga me të cilën këtë vit ajo konkurron në "Këngën Magjike" dhe ka ardhur me një "look" krejt të veçantë, që nuk jemi mësuar ta shohim Enedën.

Sapo është publikuar, kënga ka pasur një mbështetje të madhe nga fansat.

Të fundit