Flash News

Bota

Rusia kërcënon Britaninë: Do hakmerremi nëse Ukraina përdor armët tuaja kundër nesh

Rusia kërcënon Britaninë: Do hakmerremi nëse Ukraina

Rusia ka kërcënuar Britaninë e Madhe, duke i bërë të qartë se në rast se armët britanike përdoren nga Ukraina për sulme brenda territorit rus, Rusia do të hakmerret.

Këtë e ka bërë të ditur sot, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, sipas së cilës Forcat e Armatosura Ruse do të kryejnë sulme kundër objektivave britanike “në territorin e Ukrainës dhe përtej kufijve të saj” nëse armët që Londra i furnizon Kievit përdoren për të goditur territorin rus.

Ishte Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ai i cili tha se Ukraina kishte të drejtë të përdorte armët e furnizuara nga Londra për të goditur objektivat brenda Rusisë, ndërsa Rusia reagoi me zemërim ndaj deklaratave të Cameron.

Latest news