Flash News

Ditari i Maxhorancës

U mor i pandehur nga SPAK, kryebashkiaku i Devollit: Nuk kam ndërmend të dorëhiqem

U mor i pandehur nga SPAK, kryebashkiaku i Devollit: Nuk kam ndërmend

Rreth 2 orë ka zgjatur qëndrimi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të kreut të Bashkisë së Devollit, Eduard Duro.

Paraqitja e Duros në SPAK vjen pas dy javësh pasi u mor i pandehur për veprën penale “shpërdorim detyre”, ku akuzohet se ka licensuar një biznesi karburanti në Bilisht që ishte ndërtuar pa leje.

Pas daljes nga godina e SPAK, nuk pranoi të prononcohej për gazetarët, duke thënë se do të fliste në një moment të dytë, duke mos dhënë detaje të tjera.

“Do të flas një herë të dytë”, – tha Duro.

I pyetuar nga gazetarët nëse do të jepte dorëheqjen, Duro deklaroi: “Do të qëndrojë deri në përfundim të çështjes”.

Hetimet për çështjen për të cilën Eduard Duro u mor i pandehur kanë nisur pas një kallëzimi penal të depozituar në SPAK nga një subjekt tjetër. Ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga ana e SPAK në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Në lidhje me këtë çështje, Duro në një reagim zyrtar u shpreh kur u mor i pandehur se sektori i tatim taksave ka dhenë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.

“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”. Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie.” – deklaroi kryebashkiaku socialist.

Eduard Duro u zgjodh kryebashkiak i Devollit në vitin 2019, kur Partia Demokratike vendosi t’i bojkotonte zgjedhjet lokale, teksa në zgjedhjet e vitit 2023, ai arriti të rizgjidhej sërish.

Latest news