Flash News

Ditari i Opozitës

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Si Rama dhe Balluku kanë firmosur që t’i japin çdo vit lekë koncesionarit

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Si Rama dhe Balluku kanë firmosur që

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e sotëm, kreu i PD-së Sali Berisha ka folur dhe në lidhje me aeroportin e Vlorës.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjetikës Belinda Balluku kanë firmosur që të paguajnë koncesionarin që në vitin e parë dhe çdo vit nëse nuk arrihet kuota e 600 mijë pasagjerëve.

Sipas Berishës, kjo është vjedhje dhe korrupsion pasi sipas tij aeroporti i Vlorës shtrihet në një territor me maksimumi 30 mijë shtretër, nuk mund t’i arrijë 600 mijë pasagjerë. Lidero demokrat tha se është pro ndërtimit të aeroportit, por kurrë për një vlerë prej 120 milion eurosh, apo për garancinë me 600 mijë pasagjerë në vit.

Sali Berisha: Le të marrim pak premtimin tjetër të kryehajdutit të Shqipërisë, aeroportin e Vlorës. A e dëgjoni ju Belush-Belindën kur u thotë se do të jetë më i madhi në Ballkan, o hajdut të pafytyrë? Po si mund të jetë në Vlorë aeroporti më i madh në Ballkan?

 A e dini ju se ku është vjedhja? Se Belinda dhe Edi Rama kanë firmosur të paguajnë që vitin e parë çdo vitë që është nën 600 mijë pasagjerë. Pra vjedhja dhe korrupsioni i ka verbuar sytë këtyre makutërve pa moral dhe imagjinojnë se aeroporti i Vlorës që shtrihet në një territor me maksimumin 30 mijë shtretër turistikë, ky do ketë mbi 600 mijë.

A ka krim më të shëmtuar se ky? Unë kam qënë dhe jam për ndërtimin e aeroportit por kurrë për një aeroport 120 milionë euro, kurrë një aeroport me garanci për 600 mijë bileta vitin e parë dhe kurrë një aeroport që shkatërroi pëfundimisht ekosistemin shekullor ujor të Vlorës. Aeroporti mund të ndërtohej midis Fierit dhe Vlorës, i shërbente Vlorës, Fierit, Beratit, Gjirokastrës dhe me rradhë.

 Pra ku do i gjejmë paratë? Po paratë do ua marrim hajdutëve mor. Paratë u merren pushtuesve. Paratë u merren pronat e tyre të krimit do konfiskohen. Vrimën e miut do kërkojnë të gjobisin shqiptarët duke ndërtuar tunelin më kushtueshëm në planet në vendin më të varfër në Europë.

Je njeriu më i papërgjegjshëm më hajdut më i papërmbajtur je turpi i dheut, ordiner! Të blenë me valixhe me euro ata të cilët se morën kurrë premtimin nga Sali Berisha. Nuk ndërtohet tuneli si gurë varri mbi shqiptarët, me 18 mijë euro për shtrat turistik.

Krime të tilla i gjen kudo, pse nuk lejoi pse nuk erdhi në interpelancë për AKSHI-n, sepse të gjitha tenderat e fituara nga familja, Amall Frangu, janë me 90% vjedhje dhe grabitje. Miq t’i heqim hajdutët. E shkatërruan shtëpinë.

Latest news