Flash News

Ditari i Opozitës

Afera me bitcoin, Berisha: Rama do bëhet më i pasur se Alabari

Afera me bitcoin, Berisha: Rama do bëhet më i pasur se Alabari

Lideri i demokratëve Sali Berisha ka shprehur edhe një herë kundërshtinë mbi projektin e Portit të Durrësit, të konsideruar si korruptiv. Në një konferencë për mediat, përpos pretendimeve për vjedhjen përmes marrëveshjes së Portit të Durrësit, ai foli edhe për grabitjen me bitcoin.

Referuar operacioneve edhe të shteteve të huaja kundër mashtrimit përmes “call center-ave”, Berisha ngre akuza se pas kësaj vjedhje fshihen njerëz të lidhur me pushtetin.

Biznesmeni Amant Josifi, sipas Berishës, ka mbështetjen e plotë të Olsi Ramës. Ai tha se vëllai i kryeministrit dhe Josifi u kanë vjedhur qytetarëve europianë 2.2 miliardë euro.

Më tej shtoi se përmes këtyre skemave të vjedhjes, kreu i qeverisë shqiptare do të bëhet më i pasur se Albari i Emiriateve të Bashkuara Arabe.

“Ai që quhet investitor strategjik, thotë se do investojë në këtë projekt 79 milionë. Dhe do marrë kredi po kaq nga banka. 700 milionë euro apo 1 miliard, i përkasin investitorit të klanit Rama. Para droge, para krimi, para të pista. Durrësi shndërrohet në simbolin e një mega-lavatriçeje të tmerrshme.

Këtu para jush kam denoncuar operacionin, vjedhjen e tmerrshme me Bitcoin. Këtu kanë zbarkuar policitë e vendeve evropiane, sepse rrjeti i Call-Centerave të biznesmenit të pushtetit, Amant Josifi, që ka mbulimin e plotë të Olsi Ramës, u ka vjedhur investitorëve, qytetrarëve europianë, 2.2 miliardë euro. Duke i joshur, duke i mashtruar. Blini Bitcoin dhe vendosini në këtë aplikacion se kompania jonë do ua vlerësojë 20 përqind më shumë. Dhe ky Bitcoin kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë. Ose depozitohet në Emirate.

With this mechanism, Rama will surpass even the prince of the Emirates in wealth. Alabar is rich, Rama will become even richer than him. He is building his clan's Dubai. It is making Albanians miserable. "Because the port of Durrës, Emaar no longer exists, no one else, except the Albanian taxpayers," said the chief democrat.

Latest news