Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti për arrestimin e Veliajt: Ka dosje si inceneratori dhe 5D që rëndojnë xhepat më shumë

Alimehmeti për arrestimin e Veliajt: Ka dosje si inceneratori dhe 5D

Anëtari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti tha se arrestimi i Erion Veliajt pritej shumë më përpara.

I ftuar në Ora News, Alimehmeti dha dy arsyet se pse arrestimi nuk ishte perfekt referuar faktit se çështja izolohet vetëm tek familja e Veliajt, dhe jo te inceneratori apo dosja 5D që prek xhepat e shqiptarëve.

“Pritej shumë më përpara. Dje ishte një ditë e mirë por jo perfekte. Pse nuk ishte perfekte?

Një sepse ishte e vonuar dhe e dyta sepse është izoluar situata, pra është kapur një dosje që izolohet vetëm personi Veliaj dhe familja e tij dhe asnjë nga çështjet e mëdha që ne e dimë që involvojnë shumë më tepër dhe rëndojnë shumë më tepër xhepat tonë, incneratori, 5D, teatri. Dhe është izoluar një çështje ku duket sikur është vetëm ai dhe gruaja e tij.

Po shihet shumë qartë që të gjitha çështjet që e çojnë topin për lart drejt Veliajt, këto prehen dhe kalojnë tek këto që çojnë topin për poshtë. E vonuar sepse ne e dimë prej vitesh këtë gjë.

E dimë prej vitesh që inceneratori nuk ekziston. E dënim prej vitesh që Veliaj filloi të hapte këto kompanitë përmes drejtorëve të vet.

E dimë që inceneratori nuk ekziston por ama këshilli bashkiak që menaxhohet nga Veliaj I dha edhe 12 milionë euro të tjera për 2025”, tha Alimehmeti.

Latest news