Flash News

Ditari i Opozitës

Argita Malltezi merr rolin e Berishës? Noka: I kam thënë që të angazhohet në politikë

Argita Malltezi merr rolin e Berishës? Noka: I kam thënë që

Sekretari i Përgjithshëm i  PD, Flamur Noka, i pyetur në lidhje me mundësinë që Argita Mallezi të marrë rolin e të atit Sali Berishë në Partinë Demokratike, ka deklaruar se nuk është kundër angazhimit të vajzës së kryedemokratit në politikë.

 

Diskutimi:

Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës?

Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj .Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëszakonisht i vlefshëm.

Sa gjasa ka të jetë pasardhëse e të atit pas vitit 2025?

Noka: Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD.

Do ishit dakord të ishte pasardhëse?

Noka: Për sa kohë të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar.

Latest news