Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha “i mbyll derën” Bashës për rikthimin në PD

Berisha “i mbyll derën” Bashës për rikthimin në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka mbyllur tërësisht “derën” për një bashkëpunim mes tij dhe Lulzim Bashës.

Gjatë një interviste online në Alb UK TV, një media e vogël e drejtuar nga komuniteti shqiptar në Britaninë e Madhe, Berisha tha se për të gjithë deputetët e tjerë, të cilët ende nuk janë bashkuar me të, dera është e hapur, por jo për Lulzim Bashën.

Sipas Berishës, Basha është një prej personave përgjegjës, i cili ndihmoi mazhorancën të instalojë sipas tij narkodiktaturën në vend.

“Ka deputetë që po kthehen, dera është e hapur. Basha i ka mbyllur vetes çdo derë veç asaj të banesës së turpit. Ai është një nga përgjegjësit për të gjithë procesin e instalimit të narkodiktaturës nga Rama sepse i hapi rrugën të veprojë në këtë mënyrë. Deputetët e tjerë e kanë derën e hapur”, tha Berisha.

Latest news