Flash News
How Ceno Klosi tolerated the incinerator company, the dubious negotiations for millions of euros
Abazovic speaks: Why did Montenegro vote against Kosovo in the Council of Europe
After Berber's arrest, Rama appoints a new director in charge of the Albanian Road Authority
An apartment on 'Zogu i Parë' boulevard in Tirana is engulfed in flames
Berisha: We were the first opposition to apply for NATO membership after the fall of communism
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar katër vite më parë shpalljen "non grata" të filantropistit miliarder George Soros. Asokohe, Berisha akuzonte kryeministrin Edi Rama se vepronte në bazë të urdhrave të Soros.
Ish-kryeministri i ka bërë thirrje Senatit dhe Kongresit Amerikan që të ndalonin çdo ndikim të George Soros në demokracitë e reja si Shqipëria me argumentin se favorizon krimin dhe bandat.
Gjithashtu i kërkonte Parlamentit Europian që të hetonte "tentakulat" e Soros dhe t'i ndërpriste ato, duke theksuar se ai meritonte vetëm "non grata".
"I bej thirrje Senatit Amerikan dhe Kongresit Amerikan të bëjë ligje që t'i ndalojë çdo veprim kësaj monstre në demokracitë e reja, në të cilat ai favorizon krimin, bandat dhe regjimet e bandokracisë.
I bëj thirrje Parlamentit Europian që të hetojë tentakulat dhe të ndërpresë veprimet e tij. Një njeri si ai meriton vetëm një "non grata", "non grata" kudo", deklaronte Berisha nga çadra e protestës së PD.
Disa javë më parë, ish-kryeministri deklaroi nga Vlora se shpallja "non grata" na DASH është hakmarrje e George Soros. Ai tha se ka kërkuar që në vitin '91 që Geroge Soros të përfshihej në listën e zezë dhe se ky i fundit ia ktheu hakmarrjen në vitin 2021.