Flash News
Triple accident in Elbasan, three people injured
Visha's Murder/ 12 bullet casings found inside the car, the perpetrators fled in a "Porsche"
GJKKO returns the case of MP Asllan Dogjani to SPAK for investigation
The mayor of Rrogozhina, Edison Memolla, appears before SPAK
Murder in Kamëz, suspected to be motivated by enmity
Berisha me krerët e degëve: PD sot është forca politike me mbështetjen më të madhe që ka patur ndonjëherë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me kryetarët e degëve të PD theksoi përparimin e PD-së që nga viti i kaluar dhe ndryshimet e mëdha që ka kaluar kjo forcë politike.
Berisha theksoi se, gjatë vitit të kaluar, të gjitha përpjekjet e narkoshtetit të Edi Ramës dhe mafies ndërkombëtare për të asgjësuar PD-në dhe pluralizmin politik kanë dështuar. Sipas Berishës, PD ka qëndruar e fortë, përballë sulmeve të egra dhe të pamerituara, duke mbrojtur vlera të rëndësishme si dinjiteti njerëzor, interesin kombëtar, familja dhe gara e hapur.
Berisha: Një përshëndetje të përzemërt të gjithë juve, drejtues të qarqeve, drejtues të degëve të PD, deputetë dhe një urim, gëzuar Ditën e Themelimit të Partisë Demokratike.
Ne mblidhemi sot në këtë ditë historike për PD në kushte diametralisht të kundërta me ato që kemi kremtuar një vit më parë në përvjetorin e PD.
Sot, ne mblidhemi pasi kanë dështuar të gjitha përpjekjet e narkoshtetit të Edi Ramës dhe mafies ndërkombëtare për të asgjësuar në një formë ose në një tjetër PD. Për të asgjësuar pluralizmin politik, de facto, për ta shndërruar atë në pluralizëm burokratik.
Mblidhemi sot si forca politike që u qendroi sulmeve më të egra, më të pamerituara, por që qendrojmë me besim të madh tek vlerat që anëtarët dhe mbështetësit e saj ndajnë me njëri-tjetrin dhe që janë vlera të cilat ndajnë njerëzit e lirë në mabrë botën.
Dhe, është pikërisht ky fakt, që ne qendruam për këto vlera. Qendruam për dinjitetin njerëzor, për interesin kombëtar, për familjen, për garën e hapur.
Është pikërisht kjo qendresë, e cila mori vlerësimin më të madh në shkallë europianë dhe botërore.
Sot, ne kremtojnë ditëlindjen PD, nga një forcë nga më e izoluara, në mënyrë të pamerituar që ishim një vit më parë, tek forca me mbështetjen absolute më të madhe që ka patur ndonjëherë ndonjë forcë politike.
Dhe kjo, është një mirënjohje e madhe ndaj të gjithë anëtarëve dhe mëbshtetësve tanë, udhëheqës, drejtues të PD, në qendër dhe në bazë, të cilët me qëndresën e tyre, me kauzën që mbrojtën arritën të shndërrojnë në çështje botërore, në çështje ndërkombëtare çështjen që ata mbrojnë, kauzën për të cilën ata luftuan dhe luftojnë.
Dhe në këtë aspekt, pra, në sot mblidhemi në kushte diametralisht të kundërta me ato kushte që ishim një vit më parë.