Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Sot kanë humbur jetën  të pakëtn 100 persona nga Covid-19, jo 20 siç deklaron ministria

Berisha: Sot kanë humbur jetën  të pakëtn 100 persona

Ish kryeministri Sali Berisha ka ngritur alarmin se 24 orët e fundit nuk kanë humbur jetën 20 persona nga Covid-19, siç deklaron ministria e Shëndetësisë, por janë shënuar të paktën 100 vdekje në rang vendi.

Sot kanë vdekur të paktën 100 persona, jo 20 siç ka deklaruar ministria e Shëndetësisë. Qeveria gënjen për shifrat e viktimave, madje nga spitalet rajonale nuk përfshihen të të dhënat. Numri i testeve është mizerabël, testet janë shpëtim jete”, tha ish kryeministri në syri tv.

Sa i përket varianteve të reja Covid-19, Berisha thotë se përgjigjet e tyre kanë mbërritur, por nuk bëhen të ditura qëllimisht.

Ju kanë thënë para një muaji se variantet e dyshimta janë dërguar në një laborator në Gjermani. Përgjigjet kanë ardhur por i fsheh Rama. Maqedonia ktheu përgjigje brenda javës. Gjermania nuk ti mban një muaj përgjigjet, se nuk i intereson Ramës të marrë masa”, tha Berisha.


 

 

Latest news