Ditari i Opozitës

Berisha: Të martën, nxjerrim për zverku Erion Veliajn

Berisha: Të martën, nxjerrim për zverku Erion Veliajn

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të martën t’i bashkohen protestës së radhës kundër korrupsionit të Erion Veliajt, para bashkisë së Tiranës.

Berisha tha se e marta do të jetë dita kur do të nxjerrin jashtë Veliajn.

Berisha: E marta na pret. E marta është beteja jonë. E marta do jetë fitorja jonë. Koha sot fton çdo shqiptar në betejë me këtë pushtues. Në betejë me këta vjedhës që nuk i ka pasur historia. Në betejë me këta kriminelë të zhgërryer në krime, vjedhje, vrasje, pengmarrje, etj.

Rruga jonë është rruga e fitores.

Është rruga e rivendosjes së ligjit në Shqipëri. Është rruga e betejës me zero tolerancë ndaj krimit. E betejës me zero tolerancë ndaj vjedhjes së qytetarëve. Me forcën e ligjit ne do rikthejmë në Shqipëri rendin. Do luftojmë korrupsionin. Do mbrojmë të drejtat e qytetarëve. Do dy-trefishojmë rrogat e tyre. Do përgjysmojmë taksat. Do heqim taksën e vendosur mbi profesionet e lira. Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin.

Të gjitha paratë do ua marrim hajdutëve.

Të gjitha paratë do i sigurojmë me gërshërët e ligjit dorën e secilit prej tyre që kërkon të prekë paratë e qytetarëve shqiptarë.

Edhe njëherë, urime të përzemërta.

Të martën, në ora 11:00, të gjithë te bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn dhe për ta varur në shtyllën e turpit të historisë së bashku me hajdutët e tij të tjerë.

Latest news