Flash News
The former mayor of Fushë Arrëzi, Fran Tuci, is released from his cell
Constitution of the PD-SP dialogue group, Bylykbashi: Priority is Electoral Reform
The dialogue group for 'Reforms' between the opposition and the majority is constituted
AADF tragicomedy with Butrint: An unknown will lead the foundation's scientific board
37 illegal constructions were allowed, two chief inspectors and IMT inspectors were punished in the Municipality of Lushnje
The first was Berisha.
Still unrecognized by the public or the party, Lulzim Basha was given a wide lane between the political paths of the Democratic Party. Without announcing the KOP, where Basha appeared in his iconic costume, the style of which he has never changed, President Berisha called one by one several journalists in important media to introduce his 'successor'.
Berisha's exclusive message was: besides me, this is the image of the DP in the media.
The rest is history.
The people of the Democratic Party remember Lulzim Basha, more or less as he is today. Smiling, distant, unmatched, tall and fluid.
Clear for his duty, from that day he wears the same suit, the same tie, the same shirt. Sure, it has changed hundreds of them, but it looks the same.
Lulzim Basha joined the DP from Kosovo, but not from Rruga e Kombit. This itinerary seems to have predetermined political identity, for better or worse. This profile is so strong that he has often pushed himself to call himself 'Kosovar', while his father is from Dibra.
He met Berisha from an early age, before going to the Netherlands. As a translator for a Dutch charity that offered several scholarships to Albanian students, the first on whose list was himself. Ever since he returned to Tirana, he took care to send a message of gratitude to Berisha, in various forms.
Fati e solli që lidhjen ta forconte nëpërmjet njohjes që krijoi me të bijën dhe dhëndrrin e tij në Kosovë. E furnizoi rregullisht me materialet e përkthimeve që u bënte hetimeve të Gjykatës së Krimeve të Luftës në Kosovë.
Ky shërbim farkëtoi fshehtësinë e lidhjes, e cila mbetet e tillë, edhe kur Berisha bënte sikur nuk e mbështeste, si psh në votimet e 2013 apo 2017 për kryetar.
Edhe pse i diplomuar për jurist në një shkollë të mirë, ofertës së Berishës për të qenë pjesë e kabinetit të tij, që në vjeshtën e vitit 2004, iu përgjigj me entuziazëm, por vetëm me një kusht: jo ministër Drejtësie. Ndoshta në pasiguri për formimin, e ndoshta për të tjera arsye.
Dëshira e tij shihte kah ministria e Jashtme ose Integrimi, ku profili i tij, kur iu dha rasti më vonë, qëndroi mjaft mirë në kornizë. Por, këshillat e duhura e orientuan drejt ‘yndyrës së pushtetit’.
Posti i parë ishte ministria e Transporteve, Punëve publike dhe Telekomunikacionit.
Në fushatën e 2005 kapitalizoi gjithë efektin pozitiv të lëvizjes gjeniale të Berishës, KOP-in. Detyra e parë që i dha kryetari i PD ishte koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave.
Në përballjen e parë kishte një zonë të mirë, njësitë 7 dhe pjesërisht 11, një zonë që në vitin 1991 e kishte fituar Genc Ruli. Një demokrat rishtar si Basha e fitoi edhe në 2005 përballë Arben Ahmetajt, asokohe një nga promovimet e Nanos në politikë, i ndihmuar edhe nga lsi-sti Edmond Haxhinasto.
‘Djepi’ i Berishës e përkundi që në votimin e parë në Kuvendin Kombëtar, duke e bërë më të votuarin pas vetes, Topallit dhe Topit.
Mbas këtij rezultati për Lulin nuk kishte asnjë pengesë. PD, hiq Jozefina Topallin, e pranoi princin e vet trashëgimtar.
Në ministrinë e Transporteve do të mbahet mend si shoqëruesi buzagaz i Berishës. Që në shtypjen e butonit për hapjen e tunelit të Kalimashit, deri te prishja e murit ndarës dekorativ në mes të tij. Pati akuza për procedurën e paeksperimentuar më parë të kontraktimit të Bechtel Enkas. Gjë që i kushtoi jo pak kokëçarje në hetimin e Prokurorisë.
Arben Kraja, që sot drejton SPAK-un, e pat neglizhuar hetimin përtej afateve ligjore duke i dhënë avokatëve të Bashës mundësinë e artë të ‘mbylljes për procedurë’, gjë që nuk i dha rastin atij që të krenohej si i pafajshëm, edhe pse gjasat janë të jetë vërtetë i tillë. Kjo i hapi rrugë kundërshtarëve politikë për një refren të gjatë akuzash që vazhdon edhe sot.
Prova e dytë që kishim të bënim me një djalë fatlum pas prekjes së Berishës, si të mbretit Mida, vjen nga një prej njerëzve më kritikë të tij, Besnik Mustafajt dhe dorëheqjes së tij të papritur. Pasi disa figura politike refuzuan postin e ministrit të Jashtëm, Berisha u kujtua pë pasionin e parë të djaloshit Lul Basha-teatrin ndërkombëtar.
Vetëm dy javë më pas pritet nga Kondolezza Rajs dhe dy muaj më vonë është i pari shqiptar që shtrëngon dorën në tarmakun e Rinasit me presidentin George Bush.
Nga ai funksion shoqëroi sërish Berishën në suksesin e tij më të madh, NATO-n. Me këtë famë dhe kurorë të përndritur drejtoi fushatën në Elbasan në vitin 2009. Përsëri fati ishte në anën e ‘djalit të artë’. Socialistët fituan me një diferencë prej rreth 8 mijë votash, por nuk bënë dot një mandat më shumë. Kështu në kujtesën e të gjithëve u regjistrua rezultati 7 me 7. Falë sërish shërbimit të LSI, që nuk arriti dot ta bënte mandatin e saj.
Behari i 2009-ës ishe ‘fejesa’ e tij me LSI. Ditë të tëra të kaluara familjarisht me Ilir Metën në bregdetin shqiptar të cilit do t’i dorëzonte ministrinë e Jashtme. Kjo miqësi do t’i nxirrte frikën Ilir Metës nga ndonjë hile e Berishës, kur ‘princi’ u caktua ministër i Brendshëm.
Përsëri vullneti i Berishës konvertohet në fat. Sfida e Doktorit ‘do bëjmë çdo gjë për të siguruar liberalizimin e vizave’, e gjen duke shoqëruar një grup të rinjsh pa viza në Europë. Fotografi dhe ngjarje që, ashtu si NATO do t’i stërpërdorte në fushatat e veta politike. ‘Princi trashëgimtar’ mori nga mbreti Berisha të drejtën e përdorimit, jo vetëm të partisë, por edhe sukseset e tij.
Mbasi iu shmang garës së 2007 për Bashkinë, duke ia lënë përballjen me Ramën ‘qingjit të tij të sakrificës’, Sokol Olldashit, në 2011, me ‘policën e sigurimit’ të Metës, hyri në garën e parë me Ramën.
Gurutë mediatike shtruan fushën me ‘lulet e Lulit’ ku ‘kaktusi’ i Berishës nuk dukej askund. Fushata e tij pozitive me moton ‘Rama nuk është armiku, por kundërshtari’, e dha suksesin e vet. Vendimi paqësor i Arben Ristanit për ta parë Bashën fitues e çoi drejt zyrës së Qytetarit të parë të Tiranës duke shkelur mbi pikat e freskëta të gjakut të kurbanit.
Historia e tij në Bashki mund të përshkruhet shkurt e thjeshtë: nuk bëri ndonjë gjë të keqe. Nuk kishte kë shoqëronte në beteja dhe ngjarje suksesi. Ky ishte një mësim për të dhe për Berishën.
Berisha dha dorëheqjen nga partia pas humbjes në parlamentaret e vitit 2013, por ‘abdikimi i mbretit’ nuk u bë asnjëherë i plotë. As në garën e kurorëzimit të princit. Basha fitoi përballë Olldashit, edhe pse ky konsiderohej shumë më politik dhe shumë më dinamik, por pa sharmin e princit.
Pas ardhjes në krye të PD iu desh një ngadalësi breshke, me plot 1 vit e gjysmë për të krijuar forumet drejtuese të partisë, të cilat i banalizoi nëpërmjet një artificialiteti numerik. Kësaj i parapriu me një instrument stonues, grupin laraman të koordinatorëve, një ripërjetim i katapultimit të tij në politikë.
Në garën e 2015, i vetëm përballë të gjithëve, i dha hapësirë partisë dhe proceseve politike që çuan në një rezultat inkurajues. Kandidatët e tij morën 670 mijë vota, dhe në disa bashki të rëndësishme si në Tiranë, Berat, Gjirokastër, Maliq dhe Sarandë rikuperuan në mënyrë surprizuese. Madje duke fituar në Bashki si Pogradeci, Ballshi dhe Selenica, të njohura si të së majtës.
Këtë rezultat inkurajues nuk ia vlerësuan kundështarët apo rivalët, por për fat të keq as ai vetë. Mënyra si e trajtoi partinë nga ai moment i ngjante lojës së bilardos me karambol, ku çoku i bardhë i Bashës duhet të godasë të paktën dy gurë kundërshtarë, dhe çdo protagonist të vjetër apo të ri politik.
Fitorja më e rëndësishme politike e tij deri më sot i përket së njëjtës periudhë: miratimi i ligjit të dekriminalizimit dhe shtrëngimi i mazhorancës për një zbatim të sforcuar të tij. Këto ishin dy fitoret që ai ndau me të tjerët, para se çoku të fillonte rrokullimën mbi të gjithë, duke u shndërruar në një çadër të bardhë në Bulevard.
Kjo stërvitje me çokun karambol me të vetët, i dha lehtësinë e padurueshme për ta imituar veten edhe me ndërkombëtarët. Reforma në drejtësi, edhe pse e duartrokitur si një negociatë plot talent nga Basha, zgjoi edhe te të huajt atë dyshim që ushqehej prej kohësh për figurën e tij së brendshmi. Nga ky moment ai do të rendte në korsinë politike, i vetëm kundër të gjithëve.
Nën shenjën e betejave të forta, qëndroi përtej çdo imagjinate kalendarike, shtrydhi çdo energji opozitare, për ta mbyllur, me entuziazmin e fitores, vetëm 10 ditë pas paktit me Ramën, në zarfin e bardhë që mbante Ivi Kaso dhe një shoqërues i tij. Ai zarf, në të cilin një prej postierëve nuk e gjeti emrin dhe u kthye në mes të rrugës, u shndërrua në mallkimin më të madh politik të Lulzim Bashës.
Lista e 2017 do jenë gjithmonë standardi i gjurmës politike të Bashës. Ato mbeten edhe sot caku i përfytyrimit të tij politik. Në një fushatë me shënjestër të gabuar, si ai që i bie pragut të dëgjojë dera, zhdëpi me sulme LSI-në duke shpresuar se do të mundte PS-në. Fushata e 2017 filloi me sytë e përlotur të demokratëve prej dritave difektoze kineze të dekorit të mitingut përmbyllës, dhe përfundoi me sytë e skuqur të Bashës nga rezultati katastrofik i 25 qershorit.
Të gjitha këto nuk i prodhoi çadra, por një marrëveshje në dukej naïve me Ramën, e cila si gjithmonë në stilin e tij, ishte shoqëruese e një marrëveshjeje tjetër, më hileqare, bërë mes ujqërve të vërtetë politikë, Berisha dhe Meta.
Që nga ai moment është sjellë si agresor dhe viktimë, si trim dhe frikacak, si vizionar dhe dritëshkurtër. Me të vetmin çmim: të blejë kohë!
Bojkotet, akti dramatik i djegies së mandateve, vetëmohimi politik i mosshkuarjes në zgjedhje, fushata e protestave permanente, deri te parakalimi i ndrojtur te portat e zemërimit amerikan, qenë të gjitha konvulsione epileptike, në një ndërkohë ku askush nuk mund të bëjë një inventar ngjarjesh, energjish të shpenzuara, suksesesh dhe dështimesh.
Një ndërkohë që s’të linte radhë të kuptoje se po kalonte koha.
Nën këtë shenjë hyri në ring për raundin e tij të 12-të. Gongu i 25 prillit tashmë ka rënë. Rama i ka fituar zgjedhjet, ndërsa Basha i ka kontestuar ato. Ndërhyrja e fortë amerikane e ka bërë kryetarin demokrat t’i tërheqë kërcënimet për mospjesëmarrje në parlament apo mosnjohje të zgjedhjeve. Ndërkohë nga Uashingtoni ka ardhur edhe mandata: shpallja non grata e Sali Berishës.
Lulzim Basha has to manage all this, but also an internal competition, a challenge that was initially opened by Bardh Kadilli. Now he faces three opponents, including Agron Shehaj, his promotion in politics.
Bujar Nishani, from outside the race, but trying to influence him, asks him to leave. Sali Berisha has reprimanded the approaching election date and not leaving time for analysis.
As things stand, Basha will win the party for the third time, having lost three times to the opponent.
This is not a good record. But, this is Basha.