Flash News

Ditari i Opozitës

PS tërhoqi “Amnistinë Penale” nga rendi i ditës në Kuvend, Salianji: U prishën pazaret me Lulin

PS tërhoqi “Amnistinë Penale” nga rendi i ditës

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji I ftuar në News24, ka folur në lidhje me seancën e sotme në Kuvend si dhe tërheqjen nga rendi i ditës i “Amnistisë Penale".

Ai tha se ky hap u hodh pas një “prishje pazari” mes qeverisë dhe Lulzim Bashës. Salianji tha se PS nuk arriti të kishte 84 vota, përndryshe ligji do kishte kaluar sot.

“Tërheqja e “Amnistisë Penale” nga seanca e sotme., është një dakordësi apo pazar i prishur me Bashën çoi në tërheqjen e Amnistisë Penale. PR ligji që ka mbërritur në Kuvend, shmang atë që duhet të kenë amnistinë.

Nuk janë falje që nisin nga emra të përveçëm por është një kujdes i sovranit që në momente të caktuara të amnistohen grup qytetarësh të cilët nuk kanë kryer krime të rënda.

Unë kam bërë një amendament që nuk u mor parasysh që të mos përfitojnë deputetët apo ish- deputetët. Pr.ligji është bërë duke menduar si të shmangim persona të caktuar. Nuk i arritën 84 vota ndryshe do të kalonte sot.

Nëse do kishte parime dhe do ishte një amnisti që do përfitonin qytetarët, është detyrim i kuvendit që të lehtësojë barrën e familjarëve që prisnin amnistimin”, tha ai.

 

Latest news