Flash News

Ditari i Opozitës

“Sjellje autokratike ndaj medias”, Bardhi akuza qeverisë nga Parlamenti Europian

“Sjellje autokratike ndaj medias”, Bardhi akuza qeverisë nga

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka ngritur një sërë shqetësimesh gjatë fjalës së tij si pjesë e delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Ai është shprehur kundër hartës së re gjyqësore, ndërsa është ndalur edhe te SPAK-u dhe liria e medias në vend.

Sipas Bardhit, mbetet shqetësim që qeveria nuk ka hequr dorë përfundimisht nga ligji “antishpifje”. Ai u shpreh kundër nismës së qeverisë për të krijuar Agjencinë për informim.

“Po ashtu mbi krijimin e agjencisë së kontrolluar nga kryeministri Rama mbi informimin, e cila po shndërrohet në një Ministri të vërtetët propagande, diçka kjo e patolerueshme për një vend që ka nisur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE, të ketë një sjellje të shtetit me tipare autokratike karshi lirisë së medias”, tha Bardhi.

Ky i fundit u ndal edhe te nisma për të reduktuar numrin e gjykatave.

“Nisma e qeverisë për të reduktuar gjykatat e apelit në një hartë të re gjyqësore do të krijojnë një amulli edhe më të madhe për qytetarët dhe vetë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sipas progres raportit harta e re duhet të krijohet duke marrë në konsideratë nevojat e qytetarëve, përfshirë dhe atyre më pak të avantazhuar. Nëse vijohet në këtë mënyrë kjo hartë e re do të cenojë të drejtën e procesit të rregullt ligjor”, tha ai.

Ndërsa për Reformën në Drejtësi, deputeti u shpreh se drejtësia duhet të jetë e barabartë dhe se SPAK duhet të veprojë edhe ndaj “të paprekshme”.

"Therefore, it is important, as the progress report emphasizes, that justice confronts the untouchables and money laundering in the construction and property sectors in Albania. Both the General Prosecutor's Office and SPAK should be encouraged to investigate money laundering, the abuse of power in the granting of construction permits and against the untouchables, who have so far acted above the rule of law. "More importantly, everyone should be equal before the law, and therefore the court decisions, this is because according to the progress report, court decisions are often given to those who are favored by the government ," said the democrat.

 

 

Latest news