
Flash News
Illegal constructions in Theth, Manja demands disciplinary proceedings against prosecutor Elsa Gjeli
The Supreme Court left him in prison, Meta addresses the 'Constitution'
Video/ An apartment burns in Tirana near the New Bazaar
Drug trafficking and criminal group, GJKKO leaves three defendants in prison (NAMES)
Worker falls from scaffolding in Shëngjin, urgently sent to Trauma
3,600 profesionistë të lirë në 4 muaj mbyllën biznesin pas nisjes së taksimit
Pasi qeveria vendosi të taksojë deri në 23% profesionistët e lirë, mijëra individë që preken nga ky regjim kanë kërkuar mbyllje të aktivitetit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Në katër muajt e parë të vitit, QKB ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi. Ekspertët parashikojnë rritje të numrit nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë kundër profesionistëve të lirë.
Nga Esmeralda Topi-Faktoje.al
Hyrja në fuqi e taksimit progresiv të profesionistëve të lirë ka detyruar mijëra prej tyre të mbyllin aktivitetin.
Sipas ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat, shkalla e taksimit të të ardhurave për bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, është 15 për qind. Ndërsa, taksa për bizneset me xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë, arrin në 23 për qind.
Ky regjim taksimi ka shtyrë 3620 individë të kërkojnë mbyllje të biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Sipas, QKB-së 35% e tyre janë mbyllur zyrtarisht, teksa pjesa e mbetur janë ende në proces.
‘Aplikimi për mbyllje ka një afat kohor verifikimi nga organet tatimore dhe bashkiake prej 30 ditë pune, prandaj aplikimet e ardhura në muajin prill marrin përgjigje nga institucioni ynë në muajin pasardhës.’, sqaron QKB.
Shpresat tek Gjykata Kushtetuese
Ligji i ri mbi të ardhurat që prek të gjithë të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira është ankimuar katër herë në Gjykatën Kushtetuese.
Gjykata ka përcaktuar datën 18 qershor për mbajtjen e seancës së parë ku do të shqyrtohen tre paditë e para.
‘Ne pa diskutim që kemi shpresë sepse e kemi të bazuar [ankimimin] në ligj po varet se si do ta gjykojnë ata të Gjykatës Kushtetuese. Unë shpresoj…’, thotë kontabilisti Sotiraq Dhamo.
Sipas tij, rishikimi i kësteve apo ndryshimi i normës tatimore nga Gjykata Kushtetuese janë shpresa e vetme për të gjithë të prekurit nga regjimi i ri i taksimit progresiv. Në rast se Gjykata del me vendim negativ, Dhamo parashikon se numri i biznesve të mbyllura do të rritet më tej.
‘Do të mbyllen edhe më shumë në rast se Gjykata Kushtetuese do të ketë vendim negativ. Një pjesë ende pret vendimin e saj.’, argumenton profesor Dhamo.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë vendimtar për fatin e mijëra profesionistëvë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.
‘Në fund ata që do të paguajnë janë qytetarët, pasi çmimet do të rriten. Kostot e rritura i vetëpunësuari do t’i përcjellë tek produktet apo shërbimet që ofron’, argumenton eksperti për çështje fiskale, Eduard Gjokutaj.
Veç rritjes së çmimeve, taksimi i profesionistëve të lirë sipas Gjokutajt, krijon shteg për informalitet si dhe i nxit profesionistët drejt largimit.
‘Kur s’i ke mbyllur shtigjet e evazionit do t’i detyrosh këto profesionistë të lirë të kalojnë në informalitet ose nga ana tjetër do t’i nxisësh për t’u larguar në vendet fqinje.’, thekson ai.
Përfundim
Taksimi progresiv i profesionistëve të lirë do të hynte në fuqi në 2023. Por e gjendur përballë kundërshtive të forta të mijëra profesionistëve të lirë, në një vit zgjedhor, mazhoranca bëri një hap pas. Socialistët e shtynë për këtë vit taksimin e avokatëve, noterëve, kontabilistëve, audituesve e gjithë profesioneve të tjera të lira.
Ministria e Financave, thotë se regjimi i ri tatimor përfshin deri në 29 mijë biznese të profesioneve të lira. Në llogaritë e financave, rreth 90% e totalit të bizneseve të prekura (të ndarë sipas 3 kategorive, si: të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë) janë në fashën e të ardhurave vjetore deri në 14 milionë lekë në vit që do të thotë se do të paguajnë normë tatimi 15%.
Qeveria parashikon të mbledhë 3 miliardë lekë më shumë të ardhura në buxhet nga kjo taksë.
Latest news



The Supreme Court left him in prison, Meta addresses the 'Constitution'
2025-07-10 17:57:21
New punishment with 'new' regulations
2025-07-10 17:54:46
EU translator fired over fears for Zelenskyy's safety
2025-07-10 17:45:37
'You are a policeman, but not God, take my soul', protest for Agon Zejnullahu
2025-07-10 17:41:21


Video/ Rama repeats the scenario, kneels before Meloni again
2025-07-10 16:56:31
He set fire to a plot of olive trees, 50-year-old man arrested in Shijak
2025-07-10 16:46:19

Rubio: US and Russia have exchanged new ideas for Ukraine peace talks
2025-07-10 16:36:20
Death of 27-year-old, Lipjan Police Commander Resigns
2025-07-10 16:21:28
Video/ An apartment burns in Tirana near the New Bazaar
2025-07-10 16:09:36


Jensila lights up the internet with her birthday greetings to Ledri
2025-07-10 15:42:08
They're full of pesticides! List of 12 products we need to be careful of
2025-07-10 15:31:04

Worker falls from scaffolding in Shëngjin, urgently sent to Trauma
2025-07-10 15:11:03
Malltezi: Within one day they seized my accounts, properties and shares
2025-07-10 15:01:23
EU: Israel has agreed to more aid to Gaza
2025-07-10 14:55:19


Murder of Reni Dobra, 23-year-old's vehicle pulled from the water
2025-07-10 14:29:23
Trump's tariffs on Brazil raise coffee prices
2025-07-10 14:16:07
Ursula von der Leyen survives no-confidence vote
2025-07-10 14:04:27


Fire in Lezha, flames near electrical substation
2025-07-10 13:32:24
Residents clash with police in Theth, a woman faints
2025-07-10 13:24:38
"Rama and Xanun"
2025-07-10 13:15:46

Zodiac signs most likely to get divorced in July 2025
2025-07-10 12:45:51
A scapegoat for an illegitimate Republic
2025-07-10 12:35:02
"He has devastated his own nation"/ Berisha: Rama imprisons his opponents!
2025-07-10 12:26:54

Albanian man injured with knife in Italy
2025-07-10 12:08:55






23-year-old in Mat drowned with rope, 4 suspects are being held
2025-07-10 10:58:53

After the dismissals, the new director of the Shkodra Police is appointed
2025-07-10 10:30:10
BIRN: Rama's action for public spaces, a repeated spectacle
2025-07-10 10:29:11
Action in Theth, Shkodra Police leaders dismissed
2025-07-10 10:16:28
Fatal accident on the Tirana-Durres highway
2025-07-10 10:01:58
The incinerator does not exist, but the government continues to increase funds
2025-07-10 09:51:45
Albania is aging at a rapid pace! 30% of the population is over 60 years old
2025-07-10 09:46:23
End of an era, Modric says 'goodbye' to Real Madrid
2025-07-10 09:36:09
Mount Dukat has been on fire for 6 days, residents request air intervention
2025-07-10 09:27:24

"Poverty on the rise"/ DW: Many people in Germany are not getting paid
2025-07-10 09:08:06
Horoscope, what do the stars have in store for you today?
2025-07-10 08:51:59




The scorching heat returns, the thermometer climbs to 40°C
2025-07-10 07:58:52
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2025-07-10 07:46:35
Tourist operator in Theth: They are demolishing our houses without warning
2025-07-09 22:54:57

Trump and Israeli commander warn: Gaza ceasefire could be near
2025-07-09 22:13:21
Fire in Elbasan Landfill, pedagogue: It is a cancer and environmental crime
2025-07-09 21:54:47


Dangerous summer, number of snake bites increases
2025-07-09 21:22:13
Berisha appeals again: Stop state terror against the residents of Theth!
2025-07-09 21:15:36
'Kissing disease' virus linked to several forms of cancer
2025-07-09 21:04:44
Malltezi confesses after release: Justice has become a political weapon
2025-07-09 20:51:48
Vokshi: Albania's EU integration has stalled due to lack of free elections
2025-07-09 20:37:21


Head of the Police Supervision Agency, Florian Sulejmani, resigns
2025-07-09 19:58:03

Trump returns to tariffs, as Europe seeks trade dialogue
2025-07-09 19:45:49

Moral Dilemma: Hooking Up with Your Friend's Ex? Psychology Provides the Answer
2025-07-09 19:26:41
Theth, Shehaj: A strategic investor will emerge
2025-07-09 19:11:46

Albanian expert warns: NATO must wake up, war with 'light' is coming
2025-07-09 18:47:04

Ancelotti sentenced to one year in prison in Spain for charges
2025-07-09 18:24:44

Osmani visits Washington, meets with the acting Assistant Secretary of State
2025-07-09 18:03:26
EU report, Nesho: Europe is fed up with propaganda
2025-07-09 17:50:34

EP urges Albania to halt controversial projects damaging the environment
2025-07-09 17:26:18
Self-talk, the secret that helps us calm our minds
2025-07-09 17:19:55
Our Prime Minister's 1000th day!
2025-07-09 17:11:24
Accident in Kosovo, 1 victim and 4 injured reported
2025-07-09 17:01:27

European Court finds Russia guilty of violations in Ukraine
2025-07-09 16:45:35

The appeal of the GJKKO upholds the prison sentence for Gjergj Cukali
2025-07-09 16:09:42
